Bota

Deputetja Diane Abbott u ndalua të kandidojë si kandidate me Partinë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme në Britani

Ndalim i cili erdhi pasi u pezullua nga partia më shumë se një vit më parë për komentet që bëri për hebrenjtë dhe racizmin. 

29 Maj 2024, 15:35 Nga N.F
Deputetja Diane Abbott u ndalua të kandidojë si kandidate me
 Diane Abbott

ANGLI- Deputetja e parë britanike me ngjyrë, Diane Abbott tha sot se asaj i është ndaluar të kandidojë si kandidate e Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut. Ndalim i cili erdhi pasi u pezullua nga partia më shumë se një vit më parë për komentet që bëri për hebrenjtë dhe racizmin. 

Abbott, e cila u zgjodh për herë të parë në parlament në 1987 me Partinë Laburiste, ishte një aleate e ngushtë i ish-liderit të partisë Jeremy Corbyn dhe i përkiste krahut të majtë të partisë. Anëtarësimi i Abbott-it në parti u pezullua vitin e kaluar pasi deputetja i dërgoi një letër gazetës Observer në të cilën ajo tha se paragjykimi me të cilin përballeshin hebrenjtë ishte i ngjashëm, por jo identik me racizmin.

“Ata padyshim u përballën me paragjykime. Kjo është e ngjashme me racizmin dhe të dy fjalët shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë”, shkroi ai në letër.


“Është e vërtetë që shumë lloje të njerëzve të bardhë me pika dallimi, si flokëkuqtë, mund ta përjetojnë këtë paragjykim. Megjithatë ata nuk janë përballur me racizëm gjatë gjithë jetës së tyre," tha ai.


Abbott kërkoi falje "pa rezerva" pas publikimit të letrës, por anëtarësimi i saj në parti u pezullua. Sot ajo i tha BBC-së se ishte ribashkuar në parti, por “nuk më lejohet të jem kandidate e laburistëve ”.

diane abbott angli

Sondazh

Poll