Bota

Trump me tone të ashpra: Nëse do isha president do të bombardoja Moskën

Ndërsa vitin e kaluar, Trump deklaronte se po të ishte presidenti i Amerikës do ta kishte zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Kinës në më pak se një ditë.

29 Maj 2024, 15:33 Nga E. D
Trump me tone të ashpra: Nëse do isha president do të bombardoja
donald trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë duke thënë thënë se do të kishte bombarduar Moskën dhe Pekinin nëse do isha në Shtëpinë e Bardhë. 

Gjatë një takimi me disa financues kryesorë amerikanë të fushatës së tij, Trump thotë se po të ishte akoma president i Shteteve të Bashkuara do të sulmonte Moskën ose Pekinit nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën apo Kina të niste një luftë në Tajvan.

Gjithashtu kjo është hera e parë që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë përdor këtë ton të ashpër në drejtim të Putinit, pasi në të kaluarën ka refuzuar të dënojë veprimet e Moskës.

Ndërsa vitin e kaluar, Trump deklaronte se po të ishte presidenti i Amerikës do ta kishte zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Kinës në më pak se një ditë. Surprizues edhe qëndrimi ndaj presidentit të Kinës, pasi në të shkuarën e afërt e konsideroi Shi Xhinpin si një mik të madh të tijin.

shba donald trump

Sondazh

Poll