Sport

Xabi Alonso ‘skanon’ suksesin: "Sezoni i ëndrrave. Ishte një udhëtim fantastik"...

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por këtë vit arritëm t'i bashkonim të gjitha pjesët. Kishim një grup lojtarësh që punuan shumë, me përkushtim”.

29 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso ‘skanon’ suksesin: "Sezoni i ëndrrave. Ishte

GJERMANI - I vlerësuar si “Trajneri më i mire i vitit” në "Globesoccer Awards" në Cala di Volpe të Sardenjës, trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, foli nga skena:

"Jam krenar që e marr këtë çmim për të gjithë Bayerin. Ajo që kemi përjetuar këtë vit ka qenë diçka fenomenale, fantastike. Ishte i veçantë që nga fillimi për shkak të lidhjes që krijuam që në fillim me tifozët, me lojtarët, me stafin…

Padyshim që zoti Rummenigge dhe miqtë e tij do të përpiqen na e bëjnë jetën të vështirë dhe do të jetë sfidë që të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë projekt dhe ta rrisim këtë klub me punën e të gjitha palëve të përfshira.

Kur ju morët frenat e klubit ishte në një kohë vuajtjesh të mëdha. Çfarë e katalizoi atë?

"Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por këtë vit arritëm t'i bashkonim të gjitha pjesët. Kishim një grup lojtarësh që punuan shumë, me përkushtim. Pasi fituam Bundesligën dhe luajtëm dy finale të tjera ishte shumë sfiduese. Nuk arritëm të fitoi të dyja, por finalja në Berlin ishte një ndjenjë e këndshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll