Bota

VIDEO/ Moti i keq përfshinë Suharekën, breshëri mbulon rrugët

Megjithatë ende nuk dihet nëse ka shkaktuar ndonjë dëm në kultura bujqësore.

28 Maj 2024, 18:16 Nga E. D
VIDEO/ Moti i keq përfshinë Suharekën, breshëri mbulon
pamje nga vendngjarja

SUHAREKË- Moti i keq ka përfshirë Suharekën ku rrugët janë mbuluar nga breshëri. Reshjet e shiut dhe breshëri kanë përfshirë disa komuna pasditen e sotme, përfshirë edhe komunën e Suharekës. Ndërsa në fshatin Duhël të kësaj komune reshjet e breshëritë ishin të mëdha.

Video të publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugët të mbuluara nga breshëri. Megjithatë ende nuk dihet nëse ka shkaktuar ndonjë dëm në kultura bujqësore. Ditë më parë reshje të breshëritë ka pasur edhe në disa qytete tjera.

suhareke moti i keq bresher

Sondazh

Poll