Bota

Injorohen urdhërat e GJND për ndalimin e operacionit, tanket e Izraelit përparojnë në Rafah

Trupat tokësore izraelite duket se janë zhvendosur në qendër të qytetit të Rafah. Dëshmitarët okularë panë tanke pranë xhamisë Al-Awda dhe në lagjen Tal al-Sultan. Ata raportojnë gjithashtu për shpërthime të vazhdueshme.

28 Maj 2024, 18:12 Nga r.ll
Injorohen urdhërat e GJND për ndalimin e operacionit, tanket e
pamje nga operacioni izraelit

RAFAH- Izraeli ka nisur ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, disa tanke izraelite janë parë në qendër të qytetit.

Ushtria izraelite nisi ofensivën me trupa në Rafah, p­ër t­ë cil­ën kishte kërcënuar në fillim të majit. Së fundmi ushtria izraelite ka përparuar drejt pjesës perëndimore t­ë qytetit. Të premten, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të përfundojë menjëherë operacionin në Rafah.

Sulmi ajror në një kamp me çadra në zonë u kritikua në mbarë botën. Sipas Autoritetit Shëndetësor Palestinez, nga sulmi kanë vdekur të paktën 45 persona. Sot pasdite do të mblidhet n­ë seanc­ë urgjente Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli për një "gabim tragjik”.

Ushtria izraelite ka reaguar. Në sulm u përdorën vetëm predha të vogla. Ky municion nuk mund të kishte shkaktuar një zjarr të tillë, tha një zëdhënës. Zjarri është shkaktuar nga një shpërthim dytësor. Mundësia që armët mund të jenë ruajtur në zonë është aktualisht nën hetim. Zëdhënësi theksoi se objektivi i sulmit të mbrëmshëm ishin dy zyrtarë të lartë të Hamasit.

Sipas organizatës palestineze të ndihmës UNRWA, rreth një milion njerëz janë larguar nga Rafah-u që nga fillimi i ofensivës izraelite rreth tre javë më parë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres ka thënë se nuk ka vend të sigurt për palestinezët në Rripin e Gazës. Qyteti në Rripin jugor të Gazës konsiderohet si bastioni i fundit i Hamasit, i cili filloi luftën në Gaza duke sulmuar Izraelin më 7 tetor./DW

lufta izrael-hamas rafah

Sondazh

Poll