"Vlera 977 milionë dollarë", Zelensky nënshkruan marrëveshje sigurie me Belgjikën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. BELGJIKA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zele...
Sulmet ndaj shënjestrave ushtarake në Rusi, nga ana e Ukrainës, parashihen edhe prej ligjit ndërkombëtar, në kuadër të mbrojtjes, vlerësojnë ekspertë të ligjeve të luftës.
ÇEKIA- Qeveria e Çekisë ka reaguar në linjë me thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që Ukraina të lejohet të përdorë armët e Perëndimit për të kryer sulme brenda territorit rus.
“Si një shtet nën sulm, Ukraina e ka çdo të drejtë t’i përdorë të gjitha mjetet e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri Petr Fiala të martën në Pragë, duke e përshkruar këtë qëndrim si “thjesht logjik”.
Sulmet ndaj shënjestrave ushtarake në Rusi, nga ana e Ukrainës, parashihen edhe prej ligjit ndërkombëtar, në kuadër të mbrojtjes, vlerësojnë ekspertë të ligjeve të luftës. Mirëpo disa shtete të Perëndimit që mbështesin Ukrainën, sikurse Gjermania, kanë doza hezitimi. Këto kryeqytete shqetësohen që nëse Kievi përdor armët e avancuara të Perëndimit për të sulmuar territorin rus, diçka e tillë do të interpretohet prej Moskës si përfshirë direkte e këtyre shteteve në luftë.
Fiala ka thënë se Ukraina po përballet me moment kyç aktualisht, pasi strategjia e forcave ruse për të kryer sulme përgjatë vijës kufitare në veri, në pjesën e Harkivit, mëton të hapë front të ri të luftës. Aktualisht, Republika Çeke është në krye të iniciativës për të blerë 800.000 predha artilerie për Ukrainën, prej shteteve jashtë Bashkimit Evropian.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. BELGJIKA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zele...
Flamuri i Spanjës dhe i Kosovës SPANJA- Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezë...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez MADRID- Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë ...
Ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski. POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trup...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të mart&e...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se...
Joe Biden IZRAEL - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake p&e...
Kryeministri Tusk takohet me ushtarë në Karakule POLONIA- Programi "Mburoja Lindore" është operacioni më i madh për p&eu...
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell BRUKSEL- Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbete...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez EUROPA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Krye...