Bota

U aksidentua me motoçikletë, humb jetën 26-vjeçari në Mitrovicë

Ai është transportuar menjëherë në spital por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të mara.

27 Maj 2024, 21:12 Nga E. D
U aksidentua me motoçikletë, humb jetën 26-vjeçari
foto ilustruese

MITROVICË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një 26-vjeçar. Bëhet me dije se i riu po ecte me një motoçikletë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe është përplasur me një veturë. Ai është transportuar menjëherë në spital por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të mara. Megjithatë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”, tha policia.

aksident mitrovice

Sondazh

Poll