27 Maj 2024, 16:46
Nga r.ll
foto ilustruese
ITALI- Arbërishtja është gjuha zyrtare për shërbimet dhe programet e gazetarisë në kanalet RAI Calabria në Itali. Lajmin e ka dhënë Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.
Sipas postimit të QSPA-së, në publikimin e datës 25 maj 2024, në Gazetën Zyrtare me nr. 121, thuhet që gjuha arbëreshe do të jetë gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programet e RAI Calabria, në Itali.
Kjo arritje historike për komunitetet arbëreshe të Italisë do të shtrihet edhe në rajonin e Piemonte-s. Kontrata e Shërbimit për programet e RAI Calabria për vitet 2023-2028, zyrtarizon përdorimin e arbërishtes si gjuhë të pakicës gjuhësore historike arbëreshe e njohur nga ligji nr. 482/99.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prej 4 vitesh përmes aktiviteteve, e konferencave ndërkombëtare ka theksuar rëndësinë e arbërishtes, në nivel komunitar, institucional dhe shkencor si një çështje jetike për komunitetet e arbëreshëve të Italisë, e cila bëhet realitet pas 49-vjetësh nga ligji i reformës së RAI 103/75, duke hedhur hapin e parë në rëndësinë që duhet të marrë çështja e gjuhës në shërbimet e gazetarisë dhe në arsim, në Itali.
arberishtja rai calabria itali
Aktualitet
27 Maj 2024, 16:34
N.F
Jurgen Veshi
VLORË- Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç kur humbi jetën në vendin e punës në një gurore në...
Aktualitet
27 Maj 2024, 15:04
B.Z
Foto ilustruese
BRITANI - Prestigjozia britanike, Daily Mail, i ka kushtuar një artikull së fundmi karteleve shqiptarë të drogës, ...
Aktualitet
27 Maj 2024, 15:19
N.F
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor pë...
Aktualitet
27 Maj 2024, 13:12
S.B
foto ilustruese
LUSHNJË- Arrestohet për vjedhje një 22-vjeçar në Lushnjë. Mësohet se 22-vjeçari E.D ë...
Aktualitet
27 Maj 2024, 13:01
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër në Korçë. Më...
Aktualitet
27 Maj 2024, 12:52
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen tre persona dhe procedohen dy të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mëso...
Aktualitet
27 Maj 2024, 12:30
B.Z
Të arrestuarit
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me...
Aktualitet
27 Maj 2024, 11:31
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijon të shtyhet afati për publikimin e rezultateve të CENS-it të popullsisë dhe banesave. Publikimi ...
Aktualitet
27 Maj 2024, 11:29
B.Z
Aldorjana Loshi
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 28-vjecarin Endri Nika, të dashurin e efektives Aldorjana Loshi e cila i dha ...
Aktualitet
27 Maj 2024, 11:10
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punë...