Sport

Napoli-Conte, pritet vetëm zyrtarizimi: De Laurentiis jep ‘OK’ për ta mbyllur...

Ish-trajneri është gjithnjë e më pranë klubit italian: pritet një takim vendimtar me Mannën

27 Maj 2024, 10:00 Nga DOSJA

Napoli-Conte, pritet vetëm zyrtarizimi: De Laurentiis jep ‘OK’

ITALI - Lajm i rëndësishëm te Napoli në frontin e stolit: Antonio Conte është gjithnjë e më afër. Presidenti De Laurentiis ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave me ish-trajnerin italian, të cilit i është ofruar një kontratë trevjeçare me rreth 6.5-7 milionë në sezon plus bonuse për një total që do të ishte afër 10 milionë, shkruan Pedullà.

Në 48 orët e ardhshme pritet takimi vendimtar mes Conte dhe drejtorit sportiv italian Giovanni Manna. Besniku i tij Lele Oriali do të vijë edhe me Conten, i kërkuar shprehimisht nga trajneri, i cili mund të mos e plotësojë as rolin e menaxherit të ekipit, tashmë të zënë nga Giuseppe Santoro.

Sipas asaj që raporton ‘Il Mattino’, Conte do të kishte kërkuar edhe një sulmues si Lukaku për tregun e transferimeve. Conte do të përpiqej të krijonte kushtet e duhura për të organizuar më mirë punën.

Pas indikacioneve të tjera për merkaton që duhet të mbërrijë në një fazë të dytë, ish-menaxheri i Tottenhamit do t'i kishte sqaruar menjëherë Mannës nevojën për t'u nisur nga dy siguri: Lukaku dhe Oriali. Dy pika fikse rreth të cilave do të ndërtohet projekti teknik dhe organizativ. 

Sa i përket BigRom-it, e ardhmja e të cilit në Romë është ende për t'u shkruar me rikthimin e tij në Chelsea pas huazimit, Conte nuk ka dyshime dhe do t'i kishte kërkuar Mannas garanci të sakta për ta vënë belgun në dispozicion menjëherë.

E njëjta gjë vlen edhe për Orialin, të cilin trajneri e kërkon ende në krah në këtë aventurë të re, siç ndodhi tashmë te Interi dhe në kombëtare: ai në fakt do të klasifikohej si bashkëpunëtor i tij dhe jo menaxher i ekipit.

Këto janë disa të dhëna që zbulojnë dëshirën e ish-trajnerit italian për të arritur një marrëveshje me De Laurentiis dhe për t'u ulur në stolin e Napolit për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Për Orialin ishte i kënaqur. Pjesa tjetër do të shihet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll