Sport

Dhurata e lamtumirës së Taremit për Porton: goli vendimtar në minutën e 100-të për të fituar Kupën e Portugalisë...

Sulmuesi iranian, i cili do të veshë fanelën e Interit sezonin e ardhshëm, hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë ...

27 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Dhurata e lamtumirës së Taremit për Porton: goli vendimtar

PORTUGALI - ‘Taça de Portugal’, Kupa e Portugalisë i përket Portos. Skuadra e Conceiçao triumfoi pas 120 minutash, në fund të betejës së zakonshme ndaj rivalëve historikë të Sporting. Djemtë e Amorimit nuk arrijnë të bëjnë dopiedë dhe humbin 2-1.

Ndeshja pati dy protagonistë të mëdhenj: mbrojtësin St. Juste dhe Mehdi Taremi. I pari, pasi kaloi skuadrën e Lisbonës në avantazh në minutën e 20-të, u përjashtua nëntë minuta më vonë, vetëm 4 minuta pas golit të barazimit të Evanilson.

Sulmuesi iranian, i cili do të veshë fanelën e Interit sezonin e ardhshëm, hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe në minutën e 100-të (10' e pjesës së parë shtesë) vendosi finalen 2-1, duke kthyer me gjakftohtësi një goditje dënimi, ku topi përfundoi në rrjetë. Një dhuratë e fundit para se t’i thotë lamtumirë Portos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Porto (@fcporto)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll