Sport

Mbappé harron futbollin, kurorëzon Leclerc si kampionin e garës së Montekarlos!

Pasi fitoi edhe në këtë edicion titullin kampion dhe Kupën e Francës, ylli i kombëtares francize ka vendosur me sa duket të shijojë një fundjavë disi ndryshe.

27 Maj 2024, 01:22 Nga DOSJA
Mbappé harron futbollin, kurorëzon Leclerc si kampionin e garës

MONTEKARLO - Ditë ndryshe për Kylian Mbappé, yllin e futbollit francez i cili vetëm në këtë fundjavë luajti ndeshjen e fundit me klubin e tij të PSG-s dhe pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Realit të Madridit.

Pasi fitoi edhe në këtë edicion titullin kampion dhe Kupën e Francës, ylli i kombëtares franceze ka vendosur me sa duket të shijojë një fundjavë disi ndryshe, larg futbollit dhe pranë një prej sporteve më të veçanta në botë, si Formula 1.

Kështu në përfundim të garës së Cmimit të Madh të Principatës së Monakos, që pa fitues pilotin vendas, të skuadrës Ferrari Charles Leclerc, ylli francez i futbollit, ka valvitur pikërisht flamurin me kuadrata, duke sinjalizuar fundin e garës dhe duke kurorëzuar kështu suksesin e pilotit të skuadrës “kokëkuqe” i cili në shtëpinë e tij arriti të dominojë duke fituar një ndalesë shumë të vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll