Politike

Takimi i Ramës me shqiptarët në Milano/ Lapaj: Ku i gjen kryeministri eurot për të prenotuar stadiume dhe për të lëvizur me avion personal?

Sipas tij bashkë me qeverinë duhen rrëzuar dhe ata që sipas tij ushqehen me "kockat e pushtetit."

26 Maj 2024, 14:48 Nga r.ll
Takimi i Ramës me shqiptarët në Milano/ Lapaj: Ku i gjen
edi rama

TIRANË- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me takimi që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me shqiptarët në Milano. 

Në një postim në Facebook, Lapaj ka ngritur se "ku i gjen kryeministri eurot për të prenotuar stadiume, për të vendosur ekrane led nga 40-50 m2 e për të lëvizur me avion personal?"

Sipas tij bashkë me qeverinë duhen rrëzuar dhe ata që sipas tij ushqehen me "kockat e pushtetit."

POSTIMI I PLOTË: 

Këta që ishin shqetësuar se ku i gjenim ne lekët për 1 zyrë edhe pse nuk kemi pasur 1 ditë pushtet, si ka mundësi nuk belbëzojnë se ku i gjen Kryeministri eurot për të prenotuar stadiume, për të vendosur ekrane led nga 40-50 m2 e për të lëvizur me avion personal?

Bashkë me hajdutët në pushtet duhet shembur dhe klasa e molave që ushqehet me kockat e pushtetit nga gostia me trupin e atdheut.

edi rama ne milano

Sondazh

Poll