Sport

Trajneri i Egnatias, Tetova: “Askush nuk besoi se mund t’i tentonim të dy trofetë!”

Në prononcim në për mediet, Tetova u shpreh se të dy trofetë e kanë gëzuar shumë, ndërsa shtoi se kjo ndeshje u vendos nga episode.

26 Maj 2024, 22:06 Nga DOSJA
Trajneri i Egnatias, Tetova: “Askush nuk besoi se mund t’i tentonim

TIRANE - Ndërsa Egnatia-n drejt fitores së titullit të parë kampion të Shqipërisë, trajneri Edlir Tetova deklaroi pas fitores 0-1 ndaj Partizanit në ndeshjen e titullit se nuk mund të jetë më i lumtur se kaq, pasi rreth dy javë më parë triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë, duke koleksionuar dy trofe për këtë sezon.

Në prononcim në për mediet, Tetova u shpreh se të dy trofetë e kanë gëzuar shumë, ndërsa shtoi se kjo ndeshje u vendos nga episode.

“Të dyja trofetë me thënë atë që është më kanë gëzuar shumë, por kur mundëm Tiranën vitin e shkuar në finale e Kupës deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë dhe gjatë ecurisë kur bëmë mirë thamë pse mos t’i tentonim të dyja trofetë. Në pjesën e parë e markuam mirë Mba-në dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është një ndeshje episodesh dhe ne e kishim mundësinë për fitore. Ka qenë një konstatim i mirë, fituam duelet në mesfushë, e menaxhuam mire ndeshjen, por edhe Partizani kishte momentet e veta. Fitoren ja dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri”-tha fillimisht ai.

Sa i përket largimeve në verë, trajneri kampion theksoi se kanë disa oferta, por deri më tani i sigurt është vetëm largimi i Fernando-s.

“Ikën vetëm Fernando nga skuadra, kemi oferta edhe për dy lojtarë të tjerë, por qëndrojmë me këmbë në tokë”-deklaroi Edlir Tetova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll