Vrasja e Azem Hajdarit/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Izet Haxhisë, lë në fuqi vendimin me 21 vite burg
izet haxhia TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 që la në fuqi dënimin...
Elmir Dashi është arrestuar pasi ai ishte i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh. Elmir Dashi është arrestuar pasi ai ishte i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. 44-vjeçari në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të disa personave me precedentë penale, kundrejt përfitimit.
Njoftimi:
Fier/Vijon megaoperacioni i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim. I dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.
Komisariati i Policisë Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Elmir Dashi, 40 vjeç, banues në Fier.
Në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u bë ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 1 ditë burgim, për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Ky shtetas, në periudhën 2012-2013, kur ka qenë i punësuar në zyrat e kompanisë për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të identifikimit, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të disa shtetasve me precedentë penale, kundrejt përfitimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
izet haxhia TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 që la në fuqi dënimin...
foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor. N...
foto ilustruese TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. 26-vjeçari me inicia...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një apartament në një pallat në zonën e Astirit është përfshirë nga flak&eu...
foto ilustruese ELBASAN- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se i riu ishte shpllur ...
foto ilustruese BERAT- Katër persona janë arretuar në Berat ditën e sotme për vjedhje. Bëhet me dije se tre persona D. Z...
pallati ne astir TIRANË- Flakët kanë përfshirë një apartament në katet e fundit të një pallati në zo...
foto ilustruese ITALI- Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagt e policisë italiane. Bëhet me dije se shqiptari akuzo...
foto ilustruese KAVAJË- Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në...
aeroporti i rinasit TIRANË- Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjed...