Aktualitet

Arrestohen katër persona në Tiranë për vepra penale të ndryshme

Ndërsa 35-vjeçari me iniciale M.Q ka shkekur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

26 Maj 2024, 13:57 Nga E. D
Arrestohen katër persona në Tiranë për vepra penale të
foto ilustruese

TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. 26-vjeçari me iniciale L.M është arrestuar pasi ka goditur me grushtë një 65-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 35-vjeçari me iniciale M.Q ka shkekur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Gjithashtu 33-vjeçari me iniciale A.L është arrestaur pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë një 21-vjeçar me iniciale A.K  duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: ndaluan shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin S. B., 65 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

M. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkekur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

A. L., 33 vjeç, banues në Laç, pasi në rrugen “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Y. C., 57 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. I., 21 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve;

A. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll