Aktualitet

EMRI/ Kanosi pronarin e një mobilerie, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Gjithashtu 23-vjeçari i identifikuar si Artenis Kurti i ka kërkuar pronarit 4 mijë euro ndërsa ka bashkëpunuar me një 55-vjeçar i cili u arrestua pesë ditë më parë.

26 Maj 2024, 12:49 Nga E. D
EMRI/ Kanosi pronarin e një mobilerie, arrestohet 23-vjeçari në
foto ilustruese

ELBASAN- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se i riu ishte shpllur në kërkim pesë ditë më parë pasi ka kanusur një pronar mobilerie. Gjithashtu 23-vjeçari i identifikuar si Artenis Kurti i ka kërkuar pronarit 4 mijë euro ndërsa ka bashkëpunuar me një 55-vjeçar i cili u arrestua pesë ditë më parë.

Njoftimi i Policsë:

Vijon operacioni policor i koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Artenis Kurti, 23 vjeç, banues në Elbasan.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll