Aktualitet

"Porositësi, nga Tirana, por nuk e dimë kush është", kapja e kokainës në Durrës, ja dëshmia e dy të arrestuarve

Mësohet se ata kanë thë se personi që do e merrte do vinte vetë tek furgoni.

25 Maj 2024, 11:50 Nga M.B
"Porositësi, nga Tirana, por nuk e dimë kush
Droga

DURRËS- Zbardhet dëshmia e dy kushërinjve të arrestuar në furgonin e të cilëve u gjetën 7 pako kokainë me peshë 7.3 kg në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se Mentor Çuni e Arjan Doçi kanë deklaruar në polici se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, por nuk kanë pasur të dhëna.

Mësohet se ata kanë thë se personi që do e merrte do vinte vetë tek furgoni. Furgoni transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.

porti i durresit

Sondazh

Poll