25 Maj 2024, 12:41
Nga M.B
Rafah, 7 maj 2024.
LINDJE E MESME- Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës, përfshirë edhe qytetin Rafah, më 25 maj, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi që të ndalë operacionet ushtarake në qytetin më jugor të enklavës. Izraeli nuk ka sinjalizuar se vendimi i GJND-së ka ndikuar në planet e tij.
“Izraeli nuk ka dhe nuk do të kryejë operacione ushtarake në zonën e Rafaut që do të krijoni ‘kushte jetese që do të shkatonin shkatërrimin e popullatës civile, tërësisht apo pjesërisht'”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi përmes një deklarate, duke përdorur fjalët që ishin pjesë e vendimit të GJND-së.
Më herët gjatë 25 majit, disa orë pas vendimit të GJND-së, Izraeli kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës, teksa luftimet mes trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po vazhdojnë. Më 24 maj, në vendimin e GJND-së u tha se Izraeli duhet “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij në Rafah dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që të adresojë krizën humanitare në mbarë rajonin. Masat përfshijnë edhe rihapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah me Egjiptin, në mënyrë që të hyjë ndihma humanitare në Gazë.
Ky urdhër është pjesë e rastit të ngritur pranë gjykatës nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për gjenocid dhe i ka kërkuar gjykatës që të lëshojë urdhër që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Rafah. Në vendimin e GJDN-së më 26 janar, gjyqtarët vendosën që Izraeli duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar kryerjen e gjenocidit gjatë ofensivës së tij në Gazë, që Izraeli e nisi në kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit. Megjithatë, GJND-ja nuk urdhëroi një armëpushim.
Më 28 mars, GJND-ja urdhëroi Izraelin që të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizime bazike ushqimore për popullatën civile palestineze në Gazë. Edhe pse vendimet e gjykatës janë ligjërisht të obligueshme, kjo gjykatë nuk ka mekanizma për t’i zbatuar ato. Izraeli dhe Hamasi zhvillojnë luftë që nga 7 tetori, pas sulmit që Hamasi kreu në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 palestinezë./ REL
lufta ne lindjen e mesme
Bota
25 Maj 2024, 11:02
S.B
Smith dhe Trump
SHBA- Prokurori i Posaçëm amerikan Jack Smith të premten ndërmori hapin e jashtëzakonshëm për t&e...
Bota
25 Maj 2024, 09:11
M.B
Kyriakos Mitsotakis
GREQIA- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh politkës në Maqedoninë e Ve...
Bota
25 Maj 2024, 09:03
M.B
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe presidenti i ndjerë i Iranit, Ebrahim Raisi.
IRANI- Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi k...
Bota
25 Maj 2024, 07:44
M.B
Viktor Orban
BUDAPEST– Hungaria do të kërkojë të mos marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë t&eu...
Bota
25 Maj 2024, 07:32
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Diagnoza më të mira. Mbështetje e personalizuar për pacientët. Zbulim më i shpejtë i drogës. ...
Bota
25 Maj 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
Europa- “Sfida jonë më e ngutshme është ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”, d...
Bota
24 Maj 2024, 22:50
E. D
Vjosa Osmani dhe Ozkan Ulutash
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulu...
Bota
24 Maj 2024, 22:49
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Në Serbi, krimet në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen. Nga 5...
Bota
24 Maj 2024, 22:30
E. D
foto ilustrese
KINË- Negociatat e Turqisë me Kinën për një termocentral bërthamor në rajonin e Trakis&eum...
Bota
24 Maj 2024, 22:34
M.B
Hunter Biden
SHBA- Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimt...