Bota

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet", Mitsotakis, mesazh për Maqedoninë e Veriut: Le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se nuk diskutohet për një zgjidhje paketë.

25 Maj 2024, 09:11 Nga M.B
“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe
Kyriakos Mitsotakis

GREQIA- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh politkës në Maqedoninë e Veriut teksa kujtoi angazhimet e këtij shteti në kuadër të integrimit në BE. Ai tha se kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet. Mitsotakis ka shtuar se nëse del nga kursi i rënë dakord, duke nënkuptuar Maqedoninë e Veriut, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se nuk diskutohet për një zgjidhje paketë. Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë.

“Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq.

Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur”, deklaron ai.

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll