Bota

Negociatat Turqi-Kinë për ndërtimin e një termocentrali bërthamor drejt fundit

Siç raportohet ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar tha në një intervistë gjatë vizitës së tij në Kinë, se po punojnë për të përfunduar këtë marrëveshje.

24 Maj 2024, 22:30 Nga E. D
Negociatat Turqi-Kinë për ndërtimin e një termocentrali
foto ilustrese

KINË- Negociatat e Turqisë me Kinën për një termocentral bërthamor në rajonin e Trakisë Lindore janë afër fundit.  Siç raportohet ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar tha në një intervistë gjatë vizitës së tij në Kinë, se po punojnë për të përfunduar këtë marrëveshje.

“Ne po punojmë për të përfunduar këtë marrëveshje ndërqeveritare brenda pak muajsh,” tha ai. 

Ai gjithashtu theksoi se të dy vendet kanë mundësi të gjera për bashkëpunim në sektorin e energjisë, duke thënë se investimet duhet të rriten për të plotësuar kërkesën në rritje të Turqisë për energji.

“Ne duhet të përdorim burimet tona të rinovueshme. Së dyti, ne duhet të shtojmë energjinë bërthamore në përzierjen tonë të energjisë. Së treti, ne duhet të përdorim gazin natyror si lëndë djegëse kalimtare. Ne gjithashtu duhet të investojmë në minerale kritike dhe në disa teknologji të reja, si magazinimi dhe hidrogjeni”, tha Alparslan Bayraktar.

Sondazh

Poll