Aktualitet

“Kur të vish, derën po ta lë të hapur, Zoti të ruajt”, vetëvraja e efektives së policisë dhe arrestimi i të dashurit, ja mesazhi i fundit i 21-vjeçares

Sipas policisë, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ai i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

25 Maj 2024, 11:20 Nga M.B
“Kur të vish, derën po ta lë të hapur, Zoti të
Aldorjana Loshi

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet. Veç arrestimit të të dashurit të efektives Aldorjana Loshi, Top Channel raporton se mesazhi i saj i fundit i drejtohej pikërisht atij.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas policisë, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ai i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet. 

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

aldorjana loshi

Sondazh

Poll