Aktualitet

"Ka fshirë disa mesazhe në telefonin e saj", vetëvrasja e polices 21-vjeçare, arrestohet i dashuri

Sipas njoftimittë policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj. 

25 Maj 2024, 10:27 Nga M.B
"Ka fshirë disa mesazhe në telefonin e saj", vetëvrasja
Aldorjana Loshi

TIRANA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku një punonjëse policie 21-vjeç, u vetëvra, mësohet se autoritetet kanë vënë në pranga të dashurin e saj, 28-vjeçarin me inicialet E. N. Sipas njoftimittë policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj. 

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

aldorjana loshi

Sondazh

Poll