Aktualitet

Tiranë/ Vetëplagoset me armën e shërbimit punonjësi i Gardës së Republikës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa nuk dihet ende nëse është i riu është vetëplagosur aksidentalisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

24 Maj 2024, 18:50 Nga B.Z
Tiranë/ Vetëplagoset me armën e shërbimit punonjësi i
Foto ilustruese

TIRANË - Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 28-vjeçari është paraqitur fillimisht në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe nga hetimet paraprake dyshohet se i riu është vetëplagopsur me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa nuk dihet ende nëse i riu është vetëplagosur aksidentalisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
 Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane pol vetepla

Sondazh

Poll