Aktualitet

"Vendim i cenueshëm në tërësinë e tij", Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e gjyqtarit të Apelit Administrativ

Halimiti ishte konfirmuar në detyrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

24 Maj 2024, 18:12 Nga M.B
"Vendim i cenueshëm në tërësinë e tij",
Gentian Hamiti

TIRANA- Komisioneri Publik kërkon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të gjyqtarit e Gjykatës Administrative të Apeli, Tiranë, Gentian Hamitit. Ky i fundit ishte konfirmuar në detyrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i KPK-së është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe se subjekti i rivlerësimit, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. KPK shpalli më 19 mars të këtij viti vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Hamitit.

Gjatë seancës dëgjimore më 13 mars, gjyqtari Hamiti dha shpjegime për konstatimet në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

gentian hamiti

Sondazh

Poll