Bota

VIDEO/ Duke shtrënguar flamurin serb me duar dhe i skuqur, bëhet viral reagimi i Vuçiç gjatë votimit në OKB për rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë

Ndërsa mban flamurin serb në duar, Vuçiç shihet i skuqur në fytyrë dhe i inatosur, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

24 Maj 2024, 09:04 Nga r.ll
VIDEO/ Duke shtrënguar flamurin serb me duar dhe i skuqur, bëhet viral
aleksander vucic

SHBA- Një ditë më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Gjatë kohës së votimit të shteteve për miratimin e rezolutës, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç kanë bërë xhiron e rrjetit. 

Ndërsa mban flamurin serb në duar, Vuçiç shihet i skuqur në fytyrë dhe i inatosur, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Me 84 vota për, kundër 19 dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës. Rezoluta që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

aleksander vucic

Sondazh

Poll