Politike

Berisha: Altin Dumani amnistoi krimin elektoral me kërkesën për të ndryshuar Kushtetutën

Duke folur para mbështetësve të tij Berisha theksoi se vetë qeveritarët lajmëruan bosët e drogës që largoheshin nga shtëpia për ti shpëuar arrestimit. 

23 Maj 2024, 20:36 Nga E. D
Berisha: Altin Dumani amnistoi krimin elektoral me kërkesën për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve u shpreh se kreu SPAK Altin Dumani amnistoi krimin elektoral me kërkesën për të ndryshuar Kushtetutën. Duke folur para mbështetësve të tij Berisha theksoi se vetë qeveritarët lajmëruan bosët e drogës që largoheshin nga shtëpia për ti shpëuar arrestimit. 

"Miqtë e mi, beteja jonë është më e rëndësishmja në tërë historinë e këtij vendi pas pavarësisë së Shqipërisë. Diktatura komuniste u rrëzua, por ajo në këmbë nuk mund të qëndronte. Diktatura e drogës, e krimit, e vjedhjeve, e korrupsionit të tmerrshëm është diktatura më e egër, më shkatërrimtare për kombin dhe qenien e tij. Miqtë e mi, koha po vjen me moton: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë. Ky duhet të jetë dhe do të jetë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë, lajtmotivi i atyre që do të shembin diktaturën.

Të dashur miq, me aktin makabër të kryehorrit të historisë së akuzës shqiptare, Altin Dumani, u godit përfundimisht çdo shpresë, çdo mundësi për të vendosur para ligjit kriminelët elektoralë. Miq, njoftimi që ai u bëri familjeve mafioze armike për jetë dhe vdekje të votës së lirë të shqiptarëve, ky kriminel, ky mercenar u tha shqiptarëve se ju kot votoni. Sepse hanxharët e krimit prapë do ju numërojnë ju votat. Pushteti i krimit sërish do sundojë mbi ju. Ju e patë vetë mercenarin që shëtit nga një zyrë në tjetër me kërkesën e vetme të ndryshojmë Kushtetutën për prapanicën e tij.

Po rri aty mor horr se do japësh llogari për të gjitha këto që bën dhe nuk ka gjë në botë që të shpëton ty. Dashke të ndryshojmë Kushtetutën për ty! A e dëgjonit miq, a e shihnit dje ekipin e kriminelëve, të hajdutëve se si ulnin kokën dhe betoheshin të ndryshonin Kushtetutën për menderen e mercenarit Altin Zamani. Lajmërimi i bosëve më kryesorë që shkelmuan dhe dhunuan votën e shqiptarëve në tërë Shqipërinë e mesme, përbën amnistinë më kriminale të Edi Ramës dhe Altin Dumanit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll