Aktualitet

Kokaina e sekuestruar në Portin e Pireut/ "Bosi" shqiptar i dënuar edhe në Turqi për drogë, zbulohet e shkuara e errët

Konkretisht nën emrin tjetër të tij, Andrea Mërkuri, ai rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë. Bëhet me dije se kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge.

23 Maj 2024, 17:46 Nga B.Z
Kokaina e sekuestruar në Portin e Pireut/ "Bosi" shqiptar i
Pamje nga arrestimi

GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 210 kg kokainë në Portin e Pireut paraditen e kësaj të enjte, ku Në pranga ranë 4 persna dy shqpitarë dhe dy grekë. Në pranga ranë Asona Mërkuri e Marsel Stafaj, 36-vjeç si dhe dy  grekët Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris.

Mësohet se koka e grupit ishte 54-vjeçari shqiptar Jasona Mërkuri, i cili sipas mediave fqinje rezulton me precedentë penalë në Turqi. Konkretisht nën emrin tjetër të tij, Andrea Mërkuri, ai rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë. Bëhet me dije se kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge. Gjithashtu raporothet se Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 ku i’u kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “droga e xhihadistëve”.

 

greqi kokaine arrestim

Sondazh

Poll