Bota

Profil/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, kush ishte ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Zingraf u bë pjesëtar i diplomacisë në vitin 1993 në Bonn. Një vit më pas u shërbye si zyrtar shkëmbimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane në Romë. Mbas rikthimit në Zyrën e Jashtme të Gjermanisë, ai mori përsipër punën si zyrtar në departamentin politik. Prej vitit 1996 deri në 1999, punoi në ambasadën gjermane në Varshavë.

23 Maj 2024, 17:31 Nga B.Z
Profil/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, kush ishte
Peter Zingraf

TIRANË - Petër Zingraf, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë që ishte duke luftuar kohët e fundit. Lajmin për vdekjen e Zingraf e ka bërë me dije ambasada gjermane në Tiranë me anë të një postimi në Instagram

Kush ishte Peter Zingraf?

Peter Zingraf ishte një diplomat gjerman. Në gusht të vitit 2019 u bë Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri. Mbas mbarimit të shkollës së mesme, Peter Zingraf studioi romanistikë me theks në historinë letrare frënge dhe italiane në Aachen. Ai vazhdoi studimet në Universitetin e Poitiersit në Francë dhe në Universitetin e Firences në Itali, më pas filloi punën si punonjës shkencor në universitetet e Aachenit dhe të Freiburg im Breisgaut.

Zingraf u bë pjesëtar i diplomacisë në vitin 1993 në Bonn. Një vit më pas u shërbye si zyrtar shkëmbimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane në Romë. Mbas rikthimit në Zyrën e Jashtme të Gjermanisë, ai mori përsipër punën si zyrtar në departamentin politik. Prej vitit 1996 deri në 1999, punoi në ambasadën gjermane në Varshavë.

Mbas zhvendosjës së Zyrës së Jashtme për në Berlin, Zingraf u vendos atje në Njësinë 604 ("Shkenca dhe Shkollat e Lartë") të Departamentit të Kulturës. 2002, ai shkoi në ambasadën gjermane në Dar es Salaam të Tanzanisë. Nga viti 2005 punoi në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme dhe nga viti 2010 në ambasadën gjermane në kryeqytetin irlandez Dublin, ku ishte zëvendës i ambasadorit. Midis 2013 dhe 2016 punonte në departamentin e politikës së jashtme në Zyrën Federale të Presidentit gjerman. U rikthye prapë në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme gjatë vitit 2016.

Detyrën e ambasadorit e ka marrë përsipër për herë të parë më 1 gusht 2019 si pasardhës i Susanne Schütz në ambasadën gjermane në Tiranë. Që prej fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë 1987, Zingraf është ambasadori i 11-të në rradhë të ambasadorëve gjermane në vend.

Peter Zingraf ishte i martuar dhe nga martesa ka dy vajza.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993, kur është bërë pjesë e shërbimit të jashtëm.

–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme italiane, Romë

– 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik

– 1996 Ambasada e Varshavës, Poloni

– 1999 Ministria e Jashtme Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës

– 2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani

– 2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– 2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë

– 2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme

– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– Gusht 2019 Ambasada gjermane në Tiranë, Shqipëri.

 

peter zingraf gjermani

Sondazh

Poll