Sport

José Mourinho dhe VAR: "Tani lutem që një njeri në një dhomë, të marrë vendimin..."

Trajneri portugez ishte një nga të ftuarit, që foli për dixhitalizimin në një konferencë që u zhvillua në Arabinë Saudite

22 Maj 2024, 16:59 Nga DOSJA
José Mourinho dhe VAR: "Tani lutem që një njeri në

ARABIA SAUDITE - José Mourinho ishte një nga folësit në Samitin e Mirëqenies Dixhitale, një konferencë mbi dixhitalizimin që po zhvillohet këtë të mërkurë në Arabinë Saudite. Trajneri portugez u pyet për modernizimin në futboll, duke vlerësuar teknologjinë e vijës së portës dhe disa kritika për gjyqtarin e videove. 

"Nëse udhëtoj pas në kohë, dhe karriera ime është e gjatë, kur kam analizuar fillimisht lojërat, kam kaluar orë të tëra para një ekrani, por tani kam analiza në kohë reale kur jam në stol. Mendoj se kjo tregon shumë për evolucioni teknologjik”,- filloi trajneri portugez, duke deklaruar se është pa klub, pas largimit nga Roma në janar të këtij viti. 

Ai shtoi: "Për sa i përket ndikimit të drejtpërdrejtë në lojë, do të thoja se teknologjia ka sjellë gjëra pozitive dhe negative. Një ditë humba Champions League me një gol, ku topi nuk ishte në portë. Me vijën e portës unë do ta kisha fituar atë ndeshje që e humba vetëm sepse teknologjia nuk ishte e disponueshme në atë kohë. 

José Mourinho trajtoi edhe çështjen e gjyqtarit video: "VAR është më kompleks. Isha në takimet e para për gjyqtarin e videove, ishte për të luftuar kundër gabimeve të dukshme dhe të qarta. Kur një vendim merr dy sekonda për t’u marrë, të gjithë bien dakord, se ka pasur një gabim të qartë dhe evident.

Nuk mund të presësh 5 minuta për një vendim. Tani në stol nuk festoj më gola. Jam i njohur për shumë festime budallaqe, por në këtë moment nuk festoj më, vetëm lutem për një burrë në një dhomë, që të marri vendimin”, shpjegoi ai. 

José Mourinho i la të gjithë në dhomë duke qeshur kur foli për offside gjysmë automatik: "Është pak a shumë objective, sepse mund të ndryshoni kornizat dhe ju e dini shumë mirë si ta bëni këtë (qesh në dhomë). Nëse jeni një arbitër në një dhomë të zezë me disa ekrane, ti e di se si ta bësh nëse mbështet Al Ittihad, vendos një kornizë më shumë, nëse je Al Ahli, vendos një kornizë më pak (duartrokitje)".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll