Politike

Vizita zyrtare në Tiranë/ Cameron anulon takimin me presidentin, niset drejt Rinasit pas konferencës me Ramën

Mësohet se për shkak të axhendës së ngjeshur, Cameron u largua menjëherë drejt aeroportit të Rinasit pas deklaratës për shtyp në krah të kryeministrit Rama.

22 Maj 2024, 13:35 Nga r.ll
Vizita zyrtare në Tiranë/ Cameron anulon takimin me presidentin, niset
david cameron, edi rama

TIRANË- Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron ka zhvilluar një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë. Cameron zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa zhvilluan gjithashtu edhe një konferencë për mediat, ku shpalosën temat e diskutuara mes tyre. 

Presidenca njoftoi mbrëmjen e djeshme se Cameron do të zhvillonte takim në orën 14:30 me presidentin Bajram Begaj.  Por axhenda e sekretarit britanik pati një zhvillim të papritur, ku u anulua takimi i parashikuar me presidentin.

Mësohet se për shkak të axhendës së ngjeshur, Cameron u largua menjëherë drejt aeroportit të Rinasit pas deklaratës për shtyp në krah të kryeministrit Rama.

 

 

david cameron ne tirane edi rama bajram begaj

Sondazh

Poll