Politike

Mbërrin në Tiranë David Cameron, pritet në Rinas nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në lidhje me ardhjen e Cameron në Tiranë ministri Hasani ka ndarë pamje nga pritja e homologut të tij në Rinas.

22 Maj 2024, 11:32 Nga N.F
 
Mbërrin në Tiranë David Cameron, pritet në Rinas nga
Hasani dhe Cameron

TIRANË-  Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në lidhje me ardhjen e Cameron në Tiranë ministri Hasani ka ndarë pamje nga pritja e homologut të tij në Rinas.

Ministri Hasani shkruan se ishte kënaqësi të mirëpriste Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë. Ai më tej shkruans e ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.

Postimi i Hasanit në "X": 

"Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë.

Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor," shkruan Hasani.

 

david cameron ne tirane hasani

Sondazh

Poll