22 Maj 2024, 08:51
Nga r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shënavlash të Durrësit. Eduart Buçeza, 24 vjeç u paraqit në spitalin e Durrësit i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur para banesës së 24-vjeçarit, ndërsa është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, djali i xhaxhait të tij, Ilir Buçeza, 33 vjeç. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit mes tyre, për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B.
Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit).
Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
plagosje me arme ne durres eduart buçeza ilir buçeza
Aktualitet
22 Maj 2024, 08:36
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për mashtrim ndaj të moshuarve n&...
Aktualitet
22 Maj 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe faktin e vit...
Aktualitet
22 Maj 2024, 07:12
N.F
Aeroporti
KUKËS- Aeroporti i Kukësit duhet të ishte aeroporti i dytë funksional i vendit për fluturime ndërkombëtare, po...
Aktualitet
22 Maj 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht t&e...
Aktualitet
21 Maj 2024, 22:57
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeç...
Aktualitet
21 Maj 2024, 22:44
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për operacionin e SPAK për goditjen e grupeve kriminale dhe lës...
Aktualitet
21 Maj 2024, 22:39
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me përgjimet e aplikacionit SkyECC, që kanë zbardhur vrasje dhe tentativa vras...
Aktualitet
21 Maj 2024, 21:43
B.Z
Foto nga intervista
FIER - Qerem Merdani, është një banues në fshatin Buzmadh, njësia administrative Cakran, Fier. Bashkëshor...
Aktualitet
21 Maj 2024, 21:36
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Dera e një banese në katin e 7-t...
Aktualitet
21 Maj 2024, 21:23
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Emisioni “Stop” është nisur drejt rrugës “Transballkanike” në hyrje të qyteti...