Bota

"Do ta bëja përsëri!" Masakër në Brazil, i kishin marrë telefonin dhe kompjuterin, 16-vjeçari vret prindërit dhe motrën

Të tre trupat u mbajtën për dy ditë në shtëpi përpara se të njoftohej policia.

21 Maj 2024, 20:09 Nga M.B
"Do ta bëja përsëri!" Masakër në Brazil, i
Një nga viktimat

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil ku raportohet se një 16-vjeçar ka vrarë prindërit birësues dhe motrën. Mediat e huaja shkruajnë se shkak dyshohet të jetë bërë faktin se adoleshenti ishte i zemëruar me familjen e tij sepse i kishin hequr celularin dhe kompjuterin.

“Nëse do të mundja, do ta bëja sërish nga e para”, tha adoleshenti që telefonoi vetë policinë, duke shpjeguar se kishte përdorur armën e babait të tij, një roje bashkie, për të kryer masakrën. 16-vjeçari u arrestua të dielën në Sao Paulo.

Të tre trupat u mbajtën për dy ditë në shtëpi përpara se të njoftohej policia. Sipas raportit të hetuesve, vrasësi pretendonte se kishte marrëdhënie të këqija me prindërit e tij birësues. Adoleshenti i rindërtoi ftohtë ngjarjet, duke shpjeguar se i kishte planifikuar vrasjet një natë para se të kryheshin. Sipas dëshmisë së tij, të nesërmen i riu ka pritur që babai i tij të dilte nga shtëpia për të marrë motrën nga shkolla.

Ai tha se e dinte tashmë se ku e mbante të fshehur armën dhe se kishte gjuajtur për provë në dyshekun e krevatit në dhomën e gjumit të prindërve të tij. Pastaj priti që babai dhe motra të ktheheshin. Burri është qëlluar në pjesën e pasme të kokës teksa ndodhej në kuzhinë, ndërsa vajza e cila ndodhej në katin e sipërm të shtëpisë, por kishte vrapuar për të kontrolluar se çfarë ishte zhurma, është goditur në fytyrë.

Sipas dëshmisë, pas dy vrasjeve të para, 16-vjeçari ka drekuar në kuzhinën ku ndodhej trupi i të atit. Më pas, ai shkoi në palestër dhe u kthye në shtëpi para se të vinte nëna e tij. Kur gruaja u kthye, rreth orës 19:00, adoleshenti hapi portën për të që ajo të mund të parkonte makinën në garazh. Ajo më pas kaloi nëpër dhomën e ndenjes dhe në kuzhinë, kur hasi në trupin e burrit të saj. Në atë moment djali i saj ka qëlluar duke e vrarë atë.

vrasje ne brazil

Sondazh

Poll