Bota

Plas sherri në parlamentin rumun, deputetët përleshen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Në sherr janë përfshirë Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.

21 Maj 2024, 19:54 Nga B.Z
Plas sherri në parlamentin rumun, deputetët përleshen fizikisht
Pamje nga sherri

RUMANI - Një skenë e paprecedentë është regjistruar këtë të martë gjatë seancës plenare në parlament, në Rumani. Dy deputetë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Në sherr janë përfshirë Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.

Sipas mediave vendase, Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e ka sulmuar i pari teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju, dhe më pas Roman i është kundërpërgjigjur. Ndërkohë Roman paralajmëroi se do të bëjë kallëzim penal ndaj deputetit që e dhunoi. Në videon mëposhtë duket momenti kur dy deputetët përleshen me njëri-tjetrin, skenë që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

sherr rumani deputete

Sondazh

Poll