Bota

"Dita më e keqe e jetës sime", përjetuan tmerr nga turbulencat në avion, dëshmitari: Ishte kaq e papritur, pa paralajmërim

Mësohet se në bord ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

21 Maj 2024, 19:37 Nga M.B
"Dita më e keqe e jetës sime", përjetuan tmerr nga
Dëshmitari

BRITANI- Një avion i Singapore Airlines u godit nga turbulencat këtë të martë gjatë një fluturimi nga Londra ku si pasojë humbi jetën një person dhe u plagpsën 30 të tjerë. Mësohet se në bord ndodheshin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. Pasagjeri britanik Jerry, 68-vjeç, i cili ishte në fluturim me 7 anëtarë të familjes, ka përshkruar ngjarjen për BBC.

68-vjeçari nga Reading po shkonte për në dasmën e djalit të tij në Australi. Duke folur nga një spital në Bangkok, ai e përshkroi përvojën si ditën më të keqe të jetës së tij.

“Gjërat po shkonin shumë mirë në fillim. Sapo kisha qenë në tualet. U kthye, u ul, pak turbulenca dhe papritmas avioni u zhyt. Ishte kaq e papritur, pa paralajmërim fare", tha ai.

Jerry thotë se ai dhe gruaja e tij përfunduan duke goditur kokën në tavanin e aeroplanit dhe kishte kaos në kabinë, duke shtuar se shumë njerëz u plagosën, duke përfshirë stafin. Sapo mbërriti në Bangkok, një disa ekip mjekësore pritën avionin dhe morën së pari pacientët me lëndimet më të rënda, thotë ai.

Jerry shkoi në spital pasi nipi i tij duhej të bënte kontrollin. Në spital, ai gjeti edhe vajzën dhe burrin e saj, teksa po kërkonte dhe gruan.

"Është vetëm për të ardhur keq, [pas] përvojës së keqe që patën gruaja ime dhe vajza ime, dhe përvojës sime, ne nuk mund të përballojmë pesë fluturime të tjera", tha ai.

singapore airlines

Sondazh

Poll