Aktualitet

Përfundon protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët mblidhen sërish të martën e ardhshme

Ndërkohë që protesta e radhës e qytetarëve do të mbahet të martën e ardhshme në orën 11:00.

21 Maj 2024, 12:35 Nga I.A
Përfundon protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët mblidhen
Protesta

TIRANË- Protesta para Bashkisë Tiranë ka përfunduar pas më shumë se një orë e 30 minuta. Qytetarët kanë kërkuar që kryebashkiaku Erion Veliaj të japë dorëheqjen nga detyra. Ndërkohë që protesta e radhës e qytetarëve do të mbahet të martën e ardhshme në orën 11:00.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll