Aktualitet

Shkëputet energjia elektrike në protestë, protestuesit hedhin flakadanë drejt Bashkisë

Ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës, duke bërë që situata të agravohet.

21 Maj 2024, 11:55 Nga I.A
Shkëputet energjia elektrike në protestë, protestuesit hedhin
Protesta

TIRANË- Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës ka hasur probleme për shkak se është ndërprerë energjia elektrike. Kjo ka bërë që fonia të mos punojë dhe qytetarët të mos mbajnë dot fjalimet e tyre. Ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës, duke bërë që situata të agravohet.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll