Aktualitet

Xhaferri: Erion Veliaj tashmë prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare

Xhaferri tha se prokurorët e SPAK duhet që të tregojnë se po bëjnë punën e tyrë dhe të procedojnë penalisht Veliajn.

21 Maj 2024, 11:49 Nga I.A
Xhaferri: Erion Veliaj tashmë prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen
Besart Xhaferri

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka deklaruar se Erion Veliaj, prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare. Në protestën e sotme para Bashkisë Tiranë, teksa rikujtoi martesën mes dy vajzave të ndodhur dy ditë më parë në tarracën e bashkisë, Xhaferri tha se prokurorët e SPAK duhet që të tregojnë se po bëjnë punën e tyrë dhe të procedojnë penalisht Veliajn.

"Tirana sot ndahet në 3 kategori qytetarësh. Janë qytetarët e lirë që jeni pikërisht ju këtu sot, janë ata që flejnë gjumë dhe është kategoria e tretë qytetarësh që janë drejtorët e bashkisë që janë nëpër burgje. Ndërsa shpresojmë që këtë kategori të tretë, ta rrisim, sepse kolegët e Erion Veliajt, u mësyn në bashkinë e Tiranës dhe ujësjellësit. Ata kolegët e nderuar të Erion Veliajt inkurojaojnë të bëjnë punë dhe të tregojnë se vërtet janë zgjedhur aty me taksat tona, dhe duhet një orë më parë të procedojnë penalisht Erion Veliaj.

Të gjithë u revoltuam këtë fundjavë sepse u martua një çift vajzash dhe u pa sikur po vjen fundi i familjes shqiptare, por unë mendoj se Erion Veliaj ka 8 vjet që e shkatërron familjen shqiptare. E shkatërron sepse e ka lënë pa çerdhe dhe pa shkolla, e shkatërron sepse e ka lën pa asnjë hapësirë të gjelbërt pbulike ku familja mund të shkojë, e shkatërron sepse ka larguar gjithë të rinjtë ... sepse nuk blejnë dot më një apartament në këtë qytet dhe ky është shkatërrimi i familjes shqiptare. Kjo është nisja dhe përfundimi i shkatërrimit të familjes. Boshatisja e këtij qyteti nga ata që duhet të ishin këtu për ta lulëzuar këtë qytet," tha Xhaferri.

besart xhaferi proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll