20 Maj 2024, 21:48
Nga DOSJA

TIRANË - Emisioni “Fiks Fare” solli disa ditë më parë rastin e një zonje nga Lezha, e cila ishte mashtruar nga inxhinieri i një firme ndërtimi, njëherësh pronari i firmës, pasi kishte marrë përsipër të rindërtonte shtëpinë e shembur nga tërmeti.
Ermir Lesaj i kishte marrë familjes se pastrehë 7 milionë lekë, dhe prej 2 vitesh as nuk bënte punën dhe as nuk kthente paratë. Fiksi solli fakte se inxhinieri nuk përgjigjej për familjen Luca , të cilëve u kishte marrë paratë dhe kishte përgjegjësinë t’ju rindërtonte shtëpinë.
Pas trasmetimit të kronikës në “Fiks Fare”, inxhinieri ka reaguar. Ashtu siç premtoi për gazetaret që lekët do ktheheshin deri në 15 maj, ashtu ndodhi. Madalena Luca falenderoi gazetarët e Fiksit për ndihmën që i dhanë familjes së saj.
“Unë po kaloja një stres shumë të madh se nuk po i merrja paratë, ju falenderoj shumë që më ndihmuat, tani do nis procedurat me një tjetër inxhinier”, thotë Madalena.
E gjitha filloi kur shtëpia e Madalena Lucës tregon u prish nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe është financuar për rindërtim nga grantet e rindërtimit. Në bazë të një kontrate të nënshkruar që në mars të vitit 2021 me Bashkinë Lezhë, ajo do përfitonte rreth 26 milionë lekë të vjetra, nga të cilat ka marrë 15 milion.
Madalena tregon se që të niste rindërtimin duhet të gjente një firmë ndërtimi, kështu u lidh me firmën ALBSTART 2009 sh.pk., me sipërmarrës Ermir Lesaj. Ky i fundit i ka marrë kësaj familje 6 milion e 700 mijë lekë prej më shumë se dy vitesh dhe nuk ka kryer asnjë punim . Por edhe pse nuk ka vënë sikur një tull, sot nuk i kthen paratë. Madje këto para i ka marrë me një deklaratë e cila është marrë në një zyrë noterie, por nuk ka as firmën as vulën e noterit. Pra, deklaratë noteriale nul./Top Channel
denoncim ermir le
Aktualitet
20 Maj 2024, 21:47
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për mega operacionin e SPAK, i cili goditi disa nga organizatat kryesore të krimit të...
Aktualitet
20 Maj 2024, 21:26
B.Z
Glidiona Daci
TIRANË - Gazetarja Glidona Daci, ka komentuar operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50-urdhër...
Aktualitet
20 Maj 2024, 21:07
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërmarrë një qasje të shtrënguar ndaj dhënies...
Aktualitet
20 Maj 2024, 20:20
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - 53-vjeçarja greke me profesion pastruese ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që u raportua një dit&eum...
Aktualitet
20 Maj 2024, 19:14
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR -Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Shkodër në vendin e q...
Aktualitet
20 Maj 2024, 18:03
S.B
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
TIRANË- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një dekla...
Aktualitet
20 Maj 2024, 17:58
B.Z
Henerigert Mitri e Klodian Shahini
TIRANË - Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy efektivët Henerigert Mitri ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 17:38
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Dy efektivë janë përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pasi akuzohen për veprime k...
Aktualitet
20 Maj 2024, 17:28
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua në Tiranë këtë ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 17:21
B.Z
Turisti në Durrës
DURRËS - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës këtë të hënë. Një ...