Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Gazetarja: U goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”. I pari që e ka hapur sagën është Arben Ndoka...

Daci shprehet se u goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”, në Lezhë, Fushë-Kuqe, Nikël. Daci shprehet se eksponentët e krimit që përmenden në dosjen e SPAK janë të përfshirë në ngjarje që nga viti 2020 e në vijim.

20 Maj 2024, 21:26 Nga B.Z
Operacioni i SPAK/ Gazetarja: U goditën grupet e
Glidiona Daci

TIRANË - Gazetarja Glidona Daci, ka komentuar operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50-urdhër arreste për disa personazhe të njohura të botës së krimi në vend, dhe u goditën 7 grupe kriminale.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Daci shprehet se u goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”, në Lezhë, Fushë-Kuqe, Nikël. Daci shprehet se eksponentët e krimit që përmenden në dosjen e SPAK janë të përfshirë në ngjarje që nga viti 2020 e në vijim.

“U goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermudës”. Është grupi i ish-deputetit të Lezhës, Arben Ndoka, grupi i Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, grupi i Durim Bamit në Nikël, grupi i Emiljano Shullazit që e drejtonte nga burgu 313 para se të vihej nën regjimin bis, grupi i Avdylajt e Shijakut, familja e Fatmir Troplinit që nuk ka qenë e prekur më parë dhe ku janë gjetur ato paletat e mëdha me euro. Janë ngjarje nga viti 2020 dhe në vijim. I pari që e ka hapur sagën është Arben Ndoka për të kërkuar vrasësin e vëllait Aleksandër Ndoka në 2017 dhe bashkëpunoi me disa grupe kriminale. E nisën me 100 mijë euro dhe përfunduan me 1 milionë euro për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Janë arrestuar 20 persona, 5 janë në qeli ndërkohë që 6 u kapën jashtë vendit dhe 9 brenda vendit ku u kapën edhe sendet me vlerë”-tha Daci.

 

operacion spak grupe kriminale

Sondazh

Poll