Aktualitet

Aksident te "Ura e Shtrenjtë në Shkodër, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Një kamion ka dalë nga rruga në rrethana të paqarta e si pasojë ka mbetur i plagpsur shoferi i mjetit. Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

20 Maj 2024, 19:14 Nga B.Z
Aksident te "Ura e Shtrenjtë në Shkodër, kamioni del nga
Foto ilustruese

SHKODËR -Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Shkodër në vendin e quajtur "Ura e Shtrenjtë". Një kamion ka dalë nga rruga në rrethana të paqarta e si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit.

Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”,  dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili  ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën  kujdesin e  mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

shkoder aksident policia

Sondazh

Poll