Sport

FOTO/ Jurgen Klopp fillon 'aventurën' e një mërgimi luksoz pas Liverpool-it!...

Dimë pak më shumë se çfarë do të bëjë Klopp pas Liverpool-it

20 Maj 2024, 10:00 Nga DOSJA

FOTO/ Jurgen Klopp fillon 'aventurën' e një mërgimi

ANGLI - Jurgen Klopp luajti ndeshjen e tij të fundit me ‘Reds’ në ‘Anfield’ këtë të dielë kundër Wolves. Pas tetë vite e gjysmë si trajner në klubin anglez, gjermani tashmë ka bërë të ditur se do të largohet. Por ku do të shkojë dhe çfarë do të bëjë? Duket se dimë pak më shumë për të ardhmen e Klopp.

Siç raporton “Sun”, tekniku 56-vjeçar gjerman pritet të marrë një pushim nga bota e futbollit dhe gjithë presioni që vjen nga të qenit trajner i një klubi po aq ikonik sa Liverpooli.

Ish-trajneri i Dortmundit ka bërë të ditur vetëm se do të pushojë, duke e lënë enigmë irkthimin e tij. Ai do të shkonte në mërgim në Spanjë, në Majorka ku do të vendoset në një vilë luksoze që e bleu për shumën modeste prej 3.5 milionë paund.

Për momentin, nuk pritet që Klopp të rikthehet menjëherë në fushë edhe nëse gjermani nuk i ka thënë përfundimisht jo futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll