Aktualitet

43-vjeçari në pranga pasi dhunoi gruan, procedohet edhe dy persona të tjerë në Cërrik, u konfliktuan me grushte

Arrestimi i tij ka ardhur pasi 43-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes e cila ishte e pajisur me udhër mbrojtje.

20 Maj 2024, 11:10 Nga N.F
43-vjeçari në pranga pasi dhunoi gruan, procedohet edhe dy persona
Foto ilustruese

CËRRIK- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Cërrik. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 43-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes e cila ishte e pajisur me udhër mbrojtje.

Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë proceduar edhe persoan të tjera pasi janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushtë për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Cërrik: -arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; -referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 30 vjeç, M. T., 27 vjeç dhe V. Ç., 27 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

cerrik policia attestim

Sondazh

Poll