Bota

Betimi i Siljanovska/ Mitsotakis paralajmëron: Rruga e RMV drejt Evropës do të mbetet e mbyllur nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës

Ndërkohë edhe kryeminstri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski teksa komentonte reagimet greke për zgjedhjet në Maqedoni tha se nga ata prisnin urime, por që sipas tij morën “muskuj politik”. Ndër të tjera Mickoski i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse pretendon për shkelje të Marrëveshjes së Prespës t'i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. 

17 Maj 2024, 17:42 Nga r.ll
Betimi i Siljanovska/ Mitsotakis paralajmëron: Rruga e RMV drejt
kyriakos mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar sot Maqedoninë e Veriut se rruga e saj drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk ka një respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe e dyta, memorandumet që duhet të ratifikojmë nuk do të ratifikohen, përderisa nuk ka pajtueshmëri absolute. Pajtueshmëri absolute nga Qeveria e re në përputhje me atë që parashikon Marrëveshja”, tha Mitsotakis.

Ndërkohë edhe kryeminstri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, lideri i VMRO-së, Hristian Mickoski teksa komentonte reagimet greke për zgjedhjet në Maqedoni tha se nga ata prisnin urime, por që sipas tij morën “muskuj politik”. Ndër të tjera Mickoski i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse pretendon për shkelje të Marrëveshjes së Prespës t'i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të sotëm e quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”. Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e ftuar në seancë, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë betimit i referohej vendit si “Maqedoni”. Betimi i presidentes u komentuar gjerësisht dhe shkaktoi reagime të shumta.  71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 majit, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke mposhtur presidentin aktual Stevo Pentarovski.

kyriakos mitsotakis gordana siljanovska

Sondazh

Poll