Bota

VIDEO/ Influencuesi qëllohet për vdekje në Brazil gjatë transmetimit direkt nga vrasës me pagesë

Por video ndërpritet befas në mënyrë të tmerrshme, teksa në momentet e fundit të pamjeve dëgjohen një seri të shtënash të forta.

17 Maj 2024, 17:07 Nga E. D
VIDEO/ Influencuesi qëllohet për vdekje në Brazil gjatë
Nesaku

BRAZIL- Një video me momente shokues është publikuar së fundmi ku një tiktoker që publikonte video gazmore për stilin e tij të jetesës, është qëlluar për vdekjes gjatë një transmetimi direkt në Brazil. Nesaku po fliste gjatë momentit Live duke pir një cigare e duke dëgjuar muzikë jashtë shtëpisë së tij të dielën më 12 maj.

Por video ndërpritet befas në mënyrë të tmerrshme, teksa në momentet e fundit të pamjeve dëgjohen një seri të shtënash të forta. Ndërsa familjarët e Nesaku kishin ardhur me nxitim në shtëpinë e tij në një nga zonat e varfra të Rio de Janeiro, dhe e dërguan në spital, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. 

Siç raportohet Nesaku, emri i vërtetë i të cilit është Romim, besohet se është vrarë nga vrasës me pagesë. Ato nuk jepnin një motiv të saktë por përmendnin lidhje të mundshme më trafikun e drogave dhe rimin e organizuar.

Megjithatë përveç përmbajtjeve gazmore Nesaku përdorte rrjetet sociale për të shfaqur stilin luksoz të jetesës per më shumë se 100,000 ndjekës në rrjetin Tik Tok.

Po ashtu muajin e kaluar edhe bloger-i i njohur iranian i TikToker u vra në makinën e tij në Bagdad. Sulmuesi paidentifikuar qëlloi influencuesin Om Fahad në makinë e tij dhe pamjet ishin kapur nga kamerat e sigurisë. Por motivi i vrasjes gjithashtu nuk dihet. 

nesaku tiktok

Sondazh

Poll