Bota

KiE lë Kosovën jashtë rendit të ditës/ Grenell: Kurti po e pengon vendin, miqtë e mi kosovarë meritojnë më mirë

Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes.

17 Maj 2024, 16:51 Nga r.ll
KiE lë Kosovën jashtë rendit të ditës/ Grenell: Kurti
richard grenell

SHBA- Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi anëtarësimi i Kosovës nuk u fut në rendin e ditës të mbledhjes së Komitetit të ministrave të Këshillit të Europës.

Përmes një postimi në"X", Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë. Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes.

POSTIMI:

Kurti po e mban Kosovën peng. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin. Kosova ka kaluar nga mbështetja e afërt ndërkombëtare në dënim pothuajse ndërkombëtar që kur Kurti mori pushtetin.

Kosova ka kaluar deri tani vetëm dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës. Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

Më 16 maj, përmes një letre dërguar Këshillit të Evropës, Kosova tha se zotohet se do të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.  Por, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin

richard grenell kosova ne keshillin e europes

Sondazh

Poll