Sport

“Final 4”/ Gjysmëfinalja e parë Partizani - Skënderbeu, spektakël në “Air Albania”!...

Në orën 20:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “Air Albania”, ku Partizani dhe Skënderbeu do të përballen për të shkuar në finalen e “Final 4”.

17 Maj 2024, 10:46 Nga DOSJA
“Final 4”/ Gjysmëfinalja e parë Partizani -

TIRANE - Gjysmëfinalja e parë e “Final 4”, Partizani - Skënderbeu starton sonte në orën 20:00 në “Air Albania”. Sipas informacionet që vinë nga dy kampet kundërshtare, të dyja skuadrat premtojnë ndeshje spektakolare, në kërkim të rezultatit.

‘Të kuqtë’ vijnë më favorite, duke qenë se e mbyllën në vendin e dytë kampionatin dhe kanë avantazhin e barazimit. Në rast se dueli mbyll barazim, Partizani kalon në finale.

Nga ana tjetër, Skënderbeu ka qenë surpriza e këtij sezoni, duke e mbyllur kampionatin të katërtit. Por në përballjet me “Demat”, korçarët kanë fituar 2 herë, ndërsa kanë marrë një barazim dhe një humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll