Sport

Allegri pezullohet me dy ndeshje pas reagimit në finalen e Kupës së Italisë!

Për trajnerin toskan, autor i një qëndrimi agresiv, shprehjeve mosrespektuese dhe gjesteve tallëse, ka edehe 5 mijë euro gjobë.

16 Maj 2024, 18:30 Nga DOSJA
Allegri pezullohet me dy ndeshje pas reagimit në finalen e Kupës

ITALI – Përjashtimi është përgjigjia e atij reagimi agresiv të trajnerit të Juventusit Masimiliano Allegri, në përfundim të finales së Kupës së Italisë përballë Atalantës. Dy ndeshje i pezulluar dhe 5000 euro gjobë për trajnerin bardhezi.

Gjyqtari sportiv e arsyetoi vendimin ndaj trajnerit të Juventusit “sepse në minutën e 50-të të pjesës së dytë, ai iu afrua zyrtarit të katërt me një qëndrim agresiv dhe mospajtim flagrant e polemizues për të kundërshtuar vendimin e arbitri; ndërkohë që gjyqtari u përpoq ta largojë, ai e përsëriti këtë qëndrim duke bërë edhe gjeste mosrespektuese për punën e zyrtarëve të ndeshjes. Veprime këto të konstatuara nga zyrtari i katërt pas njoftimit të urdhrit të përjashtimit dhe para se të largohej nga fusha e lojës, ai bëri edhe gjeste tallëse ndaj arbitrit të ndeshjes.

Në fazën e fundit të ndeshjes, Allegri shfryu të gjithë zemërimin e tij deri në atë pikë sa e shtyu arbitrin Maresca të nxirrte kartonin e kuq dhe ta largonte nga fusha dhe më pas, duke marrë rrugën për në dhomat e zhveshjes, ai bërtiti më shumë se një herë, duke iu drejtuar personit përgjegjës për përcaktimin e arbitrave, Gianluca Rocchi: "Ku është Rocchi, ku është Rocchi?", dëgjohet qartë nga mikrofoni i vijës anësore të Mediaset.

Pas vërshëllimës së fundit, trajneri toskan i kërkoi falje vetë Rocchit të cilin e takoi në dhomat e zhveshjes.Tonet u bënë shumë më të buta dhe të dy u qartësuan dhe u përqafuan me njëri-tjetrin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll