Sport

Sulmuesi i Genoas mbështet Partizanin për titullin kampion, ish-klubin e tij të zemrës! – VIDEO

Ishte sezoni 2016/2017 kur sulmuesi ganez shpallej golashënuesi i dytë më i mirë në Superiore me 17 gola. (Pejic, 28). Edicion ku Kukësi fitonte titullin e parë në histori dhe Tirana dëshpëronte popullin bardheblu duke rënë në Kategorinë e Parë.

16 Maj 2024, 18:15 Nga DOSJA

Sulmuesi i Genoas mbështet Partizanin për titullin kampion, ish-klubin

TIRANE - Tifozët e Partizanit e mbajnë mend mirë Caleb Ekuban, një ndër të huajt më cilësorë dhe më të fortë që ka zbarkuar në Superiore.

Ishte sezoni 2016/2017 kur sulmuesi ganez shpallej golashënuesi i dytë më i mirë në Superiore me 17 gola. (Pejic, 28). Edicion ku Kukësi fitonte titullin e parë në histori dhe Tirana dëshpëronte popullin bardheblu duke rënë në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi i Genoas mbështet Partizanin për titullin kampion, ish-klubin

30-vjeçari aktualisht është pjesë e Genoas në Serie A. Me ekipin më të vjetër italian ka shënuar deri tani 4 gola në kampionat (+2 asistime). Ekuban ka kujtuar Partizanin dhe tifozerinë e kuqe përpara nisjes së “Final 4”, format nga i cili do të zgjidhet edhe skuadra kampione në Shqipëri.

“Demat” sfidojnë Skënderbeun në “Air Albania” të premten (20:00). Duel ku mjafton edhe barazimi për t’u ndeshur më pas në finale me fituesin e Egnatia-Vllaznia. Në videon e postuar në faqen e “Ultras Guerrils”, grupimi i mirënjohur ultras që mbështet skuadrën e kuqe, Ekuban deklaron:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll