Sport

Vlahoviç shfryn emocionet në krahët e të dashurës së tij! (FOTO)

Sulmuesi i Juventusit dhe bukuroshja serbe vodhën skenën në një çast dhe drejt tyre shkuan të gjitha kamerat dhe fotoja e përqafimit në të cilën shihet dashuria duke “ndezur” gjithë Italinë.

16 Maj 2024, 18:08 Nga DOSJA

Vlahoviç shfryn emocionet në krahët e të dashurës

ITALI - Dushan Vlahoviç ishte heroi i Juventusit dhe shënoi golin e vetëm në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës dhe i solli trofeun “zonjës së vjetër” të Torinos dhe gëzim të madh për tifozët.

Vlahoviç nuk i fsheh dot emocionet dhe pas përfundimit të ndeshjes u “përplas” në krahët e të zgjedhurës së tij, Vanja Bogdanoviç, e cila e brohoriti nga tribuna.

Sulmuesi i Juventusit dhe bukuroshja serbe vodhën skenën në një çast dhe drejt tyre shkuan të gjitha kamerat dhe fotoja e përqafimit në të cilën shihet dashuria duke “ndezur” gjithë Italinë.

Vlahoviç shfryn emocionet në krahët e të dashurës

Vllahoviç ishte shumë i emocionuar edhe në deklaratat e tij pas ndeshjes,  theksoi: “Është e vështirë për mua të flas në këtë moment, ky është trofeu im i parë, jam i emocionuar. Shpresoj se po... Jo, shpresoj që jo, jam i sigurt që nuk është i fundit. Jam shumë i lumtur – tha Vllahoviç I emocionuar pasi u ngatërrua edhe në fjalët e tij, më pas shtoi:

“Ne u kualifikuam në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe fituam Kupën e Italisë, kështu që arritëm objektivat tona për këtë sezon. Kjo nuk mjafton, sezonin e ardhshëm duhet të përpiqemi të fitojmë gjithçka sepse ne jemi Juventus, kjo është ADN-ja jonë dhe ajo që tifozët presin nga ne.” Ky ishte trofeu i 15-të i Kupës së Italisë për Juventusin, dhe i pari që nga sezoni 2020/21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll